Kjo procedure zbatohet në përputhje me Rregulloren pë ndryshimet e automjeteve të cilat nuk kanë të bëjnë me modifikimin ose riparimin dhe mënyrën e evidentimit, si dhe me formën dhe përmbajtjen e formularit të certifikatës për instailm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 94/2009) dhe ka për qëllim ti evidenton sistemet të veçanta të instaluara, pjesë përbërëse, njësi të pamvarura teknike dhe pajisje që kanë aprovim, kurse më parë nuk kanë qenë të instaluara në automjetin, por që instalimi i tyre nuk paraqet riparim ose modifikim në përputhje me ligjin. Instalimin e sistemeve, pjesëve përbërëse, njësi të pamvarura teknike dhe pajisje e zbaton personi ose subjekti që është I regjistruar për mibrëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve.
E gjithë procedura për aprovim të automijetit është e kryer në përputhje me udhëzimet e dhëna në Manualet për kryerjen e punëve teknike dhe profesionale, si dhe regullat ligjore që vlejnë dhe e rregullojnë këtë fushë.
Klienti mund të plotëson një pyetësor në lidhje me cilësinë/kualitetin e shërbimit. Pyetësori është i vendosur në sportel në dhomën e pritjes.
Klienti poashtu mund të paraqet ankesë në lidhje me punën e Shërbimit teknik.