AKTIVITETET

Përveç aktiviteteve aplikative që realizohen në shërbimin teknik, anëtarët e këtij shërbimi merren dhe me aktivitetet në vijim:

  • Mësimdhënie
  • Hulumtim shkencor
  • Hulumtime zbatuese
  • Trajnime dhe aktivitete tjera trajnuese


Aktivitete mësimore

Aktiviteti mësimor zhvillohet në kuadër të programeve studimore të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike:

Image 1
Image 2

Veprimtari kërkimore shkencore

Veprimtaria kërkimore realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme me punime shkencore nëpër simpoziume shkencore, konferenca, revista të fushës së automjetve motorike, si dhe në realizimin e shumë projekteve shkencore të vendit dhe të huaja.

Image 3

Hulumtime e zbatuara

  • Projektimi i sistemeve, pjesëve përbërëse, njësi të pavarura teknike dhe automjete
  • Testimi i sistemeve të veçanta, pjesëve përbërëse, njësive të pavarura teknike dhe automjeteve që janë brenda dhe jashtë fushës së rregullt
  • Zhvillimi i modeleve virtuale (me shfrytëzimin e metodave të elementeve finale, analizë automatike, dinamike e sistemeve mekanike, dinamika e fluideve), për nevojat e zhvillimit dhe optimizim të sistemeve të veçanta, pjesëve përbërëse, njësive të pavarura teknike dhe automjeteve
  • Projektimi i sistemeve për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve
  • Ekspertiza dhe ekspertime
  • Dizajnimi i komponenteve dhe produkteve
  • Dizajn i enterierit të automjeteve
  • Dizajn eksterier i automjeteve
  • Dizajn inovativ
  • Aktivitete të tjera profesionale dhe zhvillimore
Image 4
Image 5

Trajnime dhe aktivitete trajnuese

Trajnime dhe aktivitete trajnuese zhvillohen nëpërmjet qendrës për trajnime e cila organizon dhe realizon ligjerata, ushtrime praktike, teste dhe provime. Për nevojat e trajnimeve dhe aktiviteteve, qendra për trajnime përgatit material informativ dhe edukativ. Trajnimet dhe aktivitetet trajnuese kryesisht i përkasin:

  • Konstrukcioni dhe funksionimi i automjeteve, sistemet e tyre, pjesët përbërëse dhe njësit e veçanta teknike;
  • Dispozita nga fusha e automjeteve dhe siguria në trafik (i vendit dhe ndërkombëtarë);
  • Procedurat për testimin e karakteristikave të veçanta të automjeteve, sistemet e tyre, pjesët përbërëse, njësit e veçanta teknike;
  • Procedurat për inspektimin e karakteristikave të veçanta të automjeteve, sistemet e tyre, pjesët përbërëse, njësit e veçanta teknike;
  • Përfitimi i njohurive profesionale për personat të cilët kryejnë mirëmbajtjen dhe përdorimin e automjeteve;
  • Përfitimi i njohurive dhe shkathtësive për përdorimin e instrumenteve bashkëkohore inxhinjerike për zhvillim, konstruim dhe dizajn të produkteve të caktuara;
  • Tjera.

Prapa