PERSONELI

Stafi i shërbimit teknik përbëhet nga 15 persona me përvojë mesatare prej 10 vitesh në këtë fushë.


Arsimi:

  • Inxhinierë të diplomuar 4
  • Magjistër 4
  • Doktorë të shkencave 7


Edhe pse të gjithë personat e angazhuar në shërbimin teknik kanë kryer arsim të lartë, në përputhje me politikën e cilësisë dhe misionit të shërbimit teknik, i gjith personeli është angazhuar në forma të ndryshme në ngritjen e diturive dhe aftësive:

  • Seminare ndërkombëtare në fusha specifike;
  • Simpoziume ndërkombëtare në fushën e shkencave të aplikuara për automjete;
  • Kurse të specializuara të organizuara nga ana e insitucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave tjera;
  • Trajnime, ligjerata të mbajtura nga ekspertë të shquar botëror të cilët ftohen nga ana e shërbimit teknik;
  • Forma të ndryshme të zgjërimit të vazhdueshëm të diturive.


Për eksperiencën e personelit në kryerjen e testimeve të automjeteve flasin të dhënat për kryerjen:

  • Procedurat e miratimit (atestim) të automjeteve të përmirsuara / riparuara (më shumë se 100 000 raste);
  • Procedurat për miratim (homologim) (më shumë se 50 000 raste);
  • Procedurat për çertifikimin e automjeteve për transportin e materjeve të rrezikshme (ADR), (më shumë se 5000 raste);
  • Procedurat e çertifikimit për gatishmërinë për trafik ("CEMT") (më shumë se 10 000 raste).

Prapa